• e premte, 27 dhjetor 2024

Rajder: SHBA-ja nuk siguron pajisje dhe inteligjencë për Ukrainën për të sulmuar territorin e Rusisë

Rajder: SHBA-ja nuk siguron pajisje dhe inteligjencë për Ukrainën për të sulmuar territorin e Rusisë

Uashington, 3 mars 2023 (MIA) - Ushtria e SHBA-së nuk siguron resurse për Ukrainën për të kryer sulme jashtë territorit të saj, deklaroi mbrëmë zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral  brigade Pat Rajder.

“Mund të them përfundimisht se ideja që ne të sigurojmë inteligjencë apo informacione ukrainasve që ata të targetojnë lokacione brenda Rusisë është e pakuptimtë", deklaroi ai pasi u pyet për përdorim të mundshëm të dronëve nga SHBA-ja në Bjellorusinë fqinje.

 “Rregullisht konsultohemi  me ukrainasit për përdorim përkatës të pajisjeve që ua sigurojmë. "Të gjithë treguesit tregojnë se ata vazhdojnë të jenë të përqendruar në mbrojtjen e atdheut të tyre dhe të luftojnë në Ukrainë," deklaroi Rajderi.

Deklarata vjen pasi dje në mediat ruse dhe në rrjetet sociale u publikuan raporte të pakonfirmuara për një sulm sabotues në Rusi, të kryer nga një grup militant nacionalist rus në rajonin Bërjansk, në një fshat pranë kufirit ruso-ukrainas,që  mbërriti nga Ukrainë. Në sulmin dyshohet se u vranë dy persona, ndërsa disa u rrëmbyen. Pas këtij rasti, në Kremlin është thirrur një mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR