• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rajder: Pentagoni nuk do të dërgojë forca shtesë për shkak të sulemeve të huthëve

Rajder: Pentagoni nuk do të dërgojë forca shtesë për shkak të sulemeve të huthëve

Uashington, 12 janar 2024 (MIA) - SHBA-ja nuk planifikon të dërgojë forca shtesë në rajon pasi që armata amerikane dhe ajo britanike kryen sulme ndaj kryengritësve jemenas, huthët, deklaroi sot zëdhënësi i Pentagonit, Patrik Rajder.

Zëdhënësi, gjithashtu, kumtoi se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin, i cili më 1 janar ishte hospitalizuar për shkak të infeksionit, "është i angazhuar aktivisht në ndjekjen dhe kahëzimin e këtyre sulmeve", transmetojnë mediumet britanike.

Rajders shtoi se Ostin ndjehet mirë dhe se në dy ditët e kaluara dy herë ka biseduar me presidentin amerikan, Xho Bajden.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe gjatë natës kryen sulme ajrore dhe detare ndaj pozitave të huthëve më 16 lokacione në Jemen.

Autoritetet amerikane kumtuan se sulmet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj Jemenit janë të kahëzuara ndaj kapaciteteve ushtarake të huthëve dhe më pas tentuan të evitojnë dëmin kolateral.

Më 22 dhjetor, 70-vjeçari Ostin u pranua në Qendrën mjekësore të armatës nacionale Uolter Rid në Merilend për ooperacion të kancerit të prostatës, ndërsa në spital u kthye më 1 janar për shkak të infeksionit të traktit urinar. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR