• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Rajaner" prezanton fluturime nga Brukseli në Sarajevë dhe Dubrovnik

Bruksel, 1 dhjetor 2023 (MIA) – Linja ajrore irlandeze me kosto të ulët "Rajanar" paralajmëroi se nga prilli 2024 do të prezantojë linja të reja nga aeroporti "Bruksel-Sharleroa" për në Sarajevë dhe Dubrovnik.

Aeroplanët në linjat nga Brukseli në kryeqytetin e BeH dhe në qytetin kroat të Adriatikut do të fluturojnë katër herë në javë.

"Ne jemi të lumtur t'u ofrojmë klientëve tanë nga Brukseli edhe më shumë zgjedhje me futjen e këtyre linjave të reja për në Dubrovnik dhe Sarajevë në orarin tonë të verës 2024, duke u ofruar atyre mundësi të shtuara për planifikimin e pushimeve të tyre verore", deklaroi kreu i Departamentit të Komunikimeve i "Rajanar", Xhejd Kirvan.

Sipas tij, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, me këtë "Rajaner" vazhdon të ofrojë lidhje ajrore me çmime më të ulëta për udhëtarët nga dhe për në Belgjikë.

Në linjën nga aeroporti "Bruksel-Sharlroa" për në Shkup dhe anasjelltas, fluturon kompania ajrore hungareze me buxhet të ulët "Vizer". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR