• e enjte, 26 dhjetor 2024

Raisi: Sulmi izraelit mbi konsullatën iraniane në Siri është shenjë e thellësisë së dëshpërimit dhe pafuqisë

Raisi: Sulmi izraelit mbi konsullatën iraniane në Siri është  shenjë e thellësisë së dëshpërimit dhe pafuqisë

 Teheran, 3 prill 2024 (MIA) -  Për presidentin iranian Ebrahim Raisi, sulmi i fundit i Izraelit ndaj misionit diplomatik iranian në Damask është "një nga përpjekjet e fundit të regjimit sionist për ta shmangur vdekjen".

Në bisedën e djeshme telefonike  me presidentin sirian Bashar al-Asad, Raisi e përshkroi sulmin izraelit në departamentin konsullor të ambasadës iraniane në Damask si "një shenjë e thellësisë së dëshpërimit dhe pafuqisë së regjimit sionist", raportoi agjencia Tasnim. 

 "Pa dyshim, ky regjim dhe mbështetësit e tij do të dënohen për këtë akt terrorist dhe krime brutale në Gazë, ndërsa dënimi për autorët e këtij krimi është përfundimtar dhe i pandryshueshëm", shtoi Raisi në një deklaratë të postuar në faqen e tij zyrtare.

Raisi deklaroi se Irani dhe Siria gjithmonë e kanë konsideruar  Izraelin një "tumor kanceroz" që  prish  sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajon dhe në botë. 

 Presidenti Asad, nga ana e tij, shprehu ngushëllimet   për qeverinë e Iranit dhe familjet e viktimave të sulmit izraelit në ndërtesën diplomatike iraniane në Damask.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR