• e enjte, 26 dhjetor 2024

Raisi për vizitë në Kinë

Raisi për vizitë në Kinë

Pekin, 14 shkurt 2023 (MIA) - Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, sot ka nisur një vizitë zyrtare treditore në Kinë.

Raisi është planifikuar të takohet me presidentin kinez Ksi Xhinping, të bisedojë me biznesmenë kinezë dhe bashkatdhetarët e tij që jetojnë në Kinë.

Kina në vitin 2021, ka lidhur një marrëveshje strategjike 25-vjeçare me Iranin. Partneriteti përfshin fusha të ndryshme si energjia, siguria, infrastruktura dhe komunikimet.

Pekini kohë të gjatë kërkon mënyra për të forcuar lidhjet me Teheranin. Gjatë një vizite në Iran në vitin 2016, Ksi e përshkroi vendin si "partneri kryesor i Kinës në Lindjen e Mesme". mb/

QËNDRONI TË LIDHUR