• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Radevi për të mërkurën e thirri seancën e parë të Kuvendit të ri Popullor të 49-të të Bullgarisë

Radevi për të mërkurën e  thirri seancën e parë të Kuvendit të ri Popullor të 49-të të Bullgarisë

Sofje, 10 prill 2023 (MIA) – Presidenti bullgar, Rumen Radev, për të mërkurën më 12 prill në orën 10  ka thirrur seancën e parë të Kuvendit të ri Popullor të 49-të Popullor, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit.

Radevi sot e nënshkroi dekretin për thirrjen e seancës inauguruese, në bazë të nenit  75 të Kushtetutës bullgare.

 Në Kuvendin Popullor të 49-të, koalicioni i udhëhequr nga ish-kryeministri bullgar shumëvjeçar Bojko Borisov, GERB-SDS, do të ketë 69 mandate të deputetëve, që është pesë vende më shumë se koalicioni "Ndryshimet Vazhdojnë - Bullgaria Demokratike", që  do të ketë gjithsej 64 deputetë. Partia "Rilindja" do të përfaqësohet me 37 deputetë, "Lëvizja për të Drejta dhe Liri" me 36 mandate, ndërsa "BSP për Bullgarinë" do të ketë 23 deputetë, ndërsa partia "Ka një Popull të Tillë" - 11. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR