• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Radevi në mesditë do të dorëzojë mandatin e tretë për përbërjen e qeverisë tanimë grupit parlamentar “Ka një popull të tillë”

Radevi në mesditë do të dorëzojë mandatin e tretë për përbërjen e qeverisë tanimë grupit parlamentar “Ka një popull të tillë”

Sofje, 29 korrik 2024 (MIA) - Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, sot në mesditë do t'ia dorëzojë mandatin për përbërjen e qeverisë grupit parlamentar "Ka një popull të tillë" nga të cilët do të kërkoj që të propozojnë kandidat për kryeministër, kumtoi sot Pres shërbimi i shefit të shtetit.

Kushtetuta nuk parashikon afat deri kur partia duhet të përgjigjet.

Kjo është për shkak se skadon afati shtatë ditor që nga dështimi në tentativën e dytë për të formuar qeverinë kur mandati u mor dhe u kthye menjëherë nga grupi parlamentar "Vazhdojmë me ndryshimet- Bullgaria Demokratike".

Nëse edhe bie edhe kjo tentativë për kabinetin, do të pasojnë konsultime politike dhe emërim apo riemërim të një kabinetit zyrtar. Bashkë me dekretin për kabinetin e ri teknik vjen edhe ai për zgjedhjet e parakohshme, bëjnë të ditur mediat bullgare. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR