• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Radevi i jep afat Gllavçevit deri të hënën për të formuar qeverinë re të përkohshme të Bullgarisë

Radevi i jep afat Gllavçevit deri të hënën për të formuar qeverinë re të përkohshme të Bullgarisë

Sofje, 22 gusht 2024 (MIA) - Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev përsëri ka propozuar Dimitar Gllavçevin për kandidat dhe kryeministër të përkohshëm, kumtoi Pres shërbimi i shefit të shtetit bullgar.

Në orën 12, presidenti ka pritur kandidatin për kryeministër të përkohshëm në ndërtesën presidenciale. Radev e udhëzoi Dimitar Gllavçevin para së gjithash që të propozojë "ndryshime të shqyrtuara me kujdes në përbërjen e qeverisë".

"Insistoj që qeveria juaj të vendos si prioritet parandalimin e blerjes së votës... Ky është një kusht i domosdoshëm për suksesin e këtij mandati. Shpresoj se kam qenë plotësisht i qartë", theksoi presidenti bullgar.

Rumen Radev i ka dhënë afat Dimitar Gllavçevit deri të hënën për të paraqitur përbërjen e qeverisë së re të përkohshme.

"Nëse jemi të suksesshëm, zgjedhjet do të mbahen më 27 tetor", shtoi Radev.

Dimitar Gllavçev nuk precizoi nëse do ta zëvendësojë ministrin e Punëve të Brendshme Kalin Stojanov, ashtu siç kërkuan të gjitha forcat politike, përveç Deljan Peevskit. Ai vetëm deklaroi se do të përmbushte "pritshmëritë e publikut" për të ulur tensionin politik.

Dimitar Gllavçev ka shkarkuar dje pesë zëvendësministra nga qeveria aktuale pa dhënë arsyet për këtë. rq/

Foto: BTA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR