• e enjte, 26 dhjetor 2024

Radev: Pres që ky Kuvend Popullor, për dallim nga ato paraprake, ta mbështesë kursin evropian të vendit të vendosur nga qeveria kalimtare

Radev: Pres që ky Kuvend Popullor, për dallim nga ato paraprake, ta mbështesë kursin evropian të vendit të vendosur  nga qeveria kalimtare

Sofje, 12 prill 2023 (MIA) - Pres që ky Kuvend Popullor, për dallim nga ato të mëparshmet, ta mbështesë kursin evropian të vendosur nga qeveria kalimtare me miratimin e ligjeve që i hartoi në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, që do të tërheqë mjete të konsiderueshme financiare. dhe do t'i përshpejtojë reformat e nevojshme për modernizimin e vendit, theksoi paradite presidenti bullgar Rumen Radevi në seancën konstituive të Kuvendit të ri Popullor  të 49-të.

 Sipas Radevit, Kuvendit Popullor të 49-të i është caktuar një rol i fatit.

 "Të gjithë presim, që sa më shpejt të merret vendimi i vonuar - jo vetëm për të dalë nga kriza politike, por edhe për mbrojtje e perspektivës evropiane të vendit dhe të ardhmen tonë si shoqëri demokratike", potencoi presidenti bullgar në hapjen e seancës së Parlamentit. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR