• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Radev: Incidenti në Poloni është i papranueshëm dhe paraqet rrezik për destabilizimin e të gjithë rajonit

Radev: Incidenti në Poloni është i papranueshëm dhe paraqet rrezik për destabilizimin e të gjithë rajonit
Sofje, 16 nëntor 2022 (MIA) - Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, në lidhje me shpërthimin në territorin polak, deklaroi se incidenti në Poloni, i cili solli humbjen e jetëve njerëzore, është i papranueshëm, paraqet rrezik për destabilizimin e të gjithë rajonit dhe për zgjerimin e hapësirës territoriale të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja. Sipas Radevit, “është e nevojshme zbardhja e këtij rasti të rrezikshëm dhe të ndërmerren masat e duhura”. "Çdo ditë e kësaj lufte e shkatërron të ardhmen e Evropës dhe të botës", tha Radev. Ai beson se ruajtja e kapaciteteve moderne mbrojtëse dhe ruajtja e unitetit në Aleancë janë të një rëndësie vendimtare për ruajtjen e paqes. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR