• e enjte, 26 dhjetor 2024

Radev ia dorëzoi mandatin e parë studiues Maria Gabrielit nga GERB-SDS për formimin e Qeverisë së re bullgare

Radev ia dorëzoi mandatin e parë studiues Maria Gabrielit nga GERB-SDS për formimin e Qeverisë së re bullgare

Sofje, 15 maj 2023 (MIA) – Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ia ndau mandatin e parë studiues për formimin e qeverisë kandidates për kryeministre GERB-SD, Maria Gabriel, njofton BTA.

"Duhet ta kuptoni se në këtë rrugë ju presin shumë pengesa, por unë do t'ju pres të hënën e ardhshme me përbërjen e Këshillit ministror. Sot dhe nesër, e shoh, janë ditë vendimmarrëse për ju", i ka thënë Radevi - Gabrielit dhe më pas i dëshiroi sukses.

Sipas Kushtetutës, Gabrieli ka afat prej shtatë ditësh që ta propozojë përbërjen e Këshillit të ri të ministrave. Nëse nuk ka sukses, kryetari më pas mandatin ia ndan kandidatit për kryeministër të emëruar nga grupi i dytë i deputetëve për nga madhësia ("Ndryshimet vazhdojnë - Bullgaria Demokratike").

"Planifikoj të propozoj të vazhdojnë bisedimet për formimin e qeverisë njëvjeçare të ekspertëve në bazë të prioriteteve", deklaroi dje Gabriel.

Kandidatja e GERB-SDS paraprakisht sot pati takime me përfaqësues të "BSP për Bullgarinë", DPS dhe "Është një popull i tillë".

BTA njofton se BSP nuk ka dhënë përgjigje përfundimtare nëse do ta mbështesin një kabinet me mandat të GERB-it dhe kanë potencuar se do të kërkojnë qëndrim nga anëtarët e partisë. Nga DS kanë deklaruar se profili i kabinetit duhet të duket si profil evropian dhe kanë ekspertë në thuajse të gjitha sferat. ITN, nga ana tjetër, kanë potencuar se ata nuk do të mbështesin buxhet të ri për shpenzim të pamenduar që do të jetë në barë të bullgarëve dhe prandaj nuk do të mbështesin as një lloj të tillë të qeverisë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR