• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Radev emëron Gorica Grançarova-Kozhareven kandidate për u.d. kryeministër

Radev emëron Gorica Grançarova-Kozhareven kandidate për u.d. kryeministër

Sofje, 9 gusht 2024 (MIA) - Presidenti bullgar Rumen Radev emëroi nënkryetaren e Odës së Auditimit Gorica Grançarova-Kozharevën për kandidate për ushtrues detyre të kryeministres, kumtuan nga shërbimi për shtyp i presidentit, njoftoi BTA.

Kreu i shtetit do të presë sot paradite kandidaten për kryeministre të përkohshme, për ta angazhuar të formojë qeverinë e përkohshme.

Kryeministri aktual Dimitar Gllavçev më herët gjatë ditës së sotme tërhoqi gatishmërinë e shprehur për të pranuar postin për herë të dytë me qëllim të uljes së tensionit politik, njoftoi Këshilli i Ministrave në ueb faqen e tij.

Përveq Gllavçevit dhe persona tjerë janë shprehur të gatshëm të marrin postin e kryeministrit të përkohshëm, njoftoi mbrëmë shefi i shtetit Rumen Radev në konsultimet me formacionet politike të përfaqësuara në Kuvend për përbërjen e kabinetit të përkohshëm.

Sipas nenit 99 të Kushtetutës së Bullgarisë, pasi nuk është arritur një marrëveshje për qeverinë, presidenti, pas konsultimit me grupet parlamentare dhe me propozimin e kandidatit për kryeministër të përkohshëm, emëron një qeveri të përkohshme dhe cakton zgjedhje të reja brenda dy muajve. ls/

Foto: BTA

 

QËNDRONI TË LIDHUR