• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rabinët protestuan në KB duke kërkuar armëpushim në Gazë

Rabinët protestuan në KB duke kërkuar armëpushim në Gazë

Uashington, 10 janar 2023 (MIA) - Më shumë se 30 rabinë dhe studentë të tyre nga organizatat amerikane protestuean në Kombet e Bashkuara duke kërkuar armëpushim në Rripin e Gazës.

Protestuesit kërkuan edhe nga administrata e presidentit Xho Bajden të lejojë miratimin e rezolutës me kërkesë të tillë në vend se të vendoset veto në Këshillin e Sigurisë së KB-së.

Protestat ishin organizuar nga grupet hebraike në SHBA, duke përfshirë edhe Zërin hebraik për paqe, Hebrenj për drejtësi racore dhe ekonomike dhe "Rabinë për armëpushim". 

Në rrjetet sociale, grupet publikuan se 36 rabinë morën pjesë në protestat në ndërtesën e KB-së. Hafington post njoftoi se rabinëve u ishte mundësuar qasje në ndërtesë si pjesë e turit turistik.

KB-ja bëri thirrje për ndërprerje urgjente humanitare të zjarrit në Gazë për shkak të numrit të madh të viktimave në luftë. Megjithatë, SHBA-ja vendosi veto për rezolutat e Këshillit të Sigurisë së KB-së me atë thirrje, duke thënë se kjo do t'i mundësojë grupit palestinez Hamas që të rigrupohen dhe rinovohen.

Më shumë se dy e treta e 193 anëtareve në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së muajin e kaluar e mbështetën kërkesën për armëpushim në Rripin e Gazës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR