Uashington, 19 shtator 2022 (MIA) - Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare ranë sot nën presionin e kërkesës më të ulët të pritur dhe një dollari të fortë përpara një rritjeje të mundshme të normave të interesit në SHBA.
Në bursën londineze, një fuçi naftë u shit për 1.9 dollarë më pak se dje, pra për 89.45 dollarë.
Ndërsa në bursën amerikane një fuçi naftë shitej për 82.54 dollarë, pra 2.57 dollarë më pak krahasuar me ditën e djeshme. sa/