• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rënie e importit të energjisë në BE në tremujorin e tretë të vitit 2023 

Rënie e importit të energjisë në BE në tremujorin e tretë të vitit 2023 

Bruksel, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti në BE janë importuar 65 milionë tonë energjense nga vlera e përgjithshme prej 35,4 miliardë eurove, që paraqet ulje në nivel vjetor për 11,3 për qind sipas sasisë dhe për madje 49,1 për qind sipas vlerës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Sipas të dhënave të Agjencisë evropiane të statistikave -Eurostat, nga vlera e përgjithshme e importeve të mallrave dhe shërbimeve në BE në periudhën korrik - shtator të vitit 2023, 17,7 për qind bie në energjense.

Në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2022, me tremujorin e njejtë të këtij viti, pjesëmarrja e importit të naftës dhe derivateve të naftës ka mbetur në nivelin e pandryshuar, ndërsa të gazit natyror janë zvogëluar nga 13,1 në 5,2.   

Gjatë vitit 2021 pjesëmarrja e naftës dhe e derivateve të naftës në vlerën e importit të përgjithshëm të BE-së ka arritur 9,1 për qind, në vitin 2022 është rritur në 11 për qind, ndërsa në tremujorët e parë të këtij viti është 10,6 për qind.

Nga ana tjetër, pjesëmarrja e gazit natyror në vlerën e importit evropian në vitin 2021 ka arritur 5,1 për qind, vitin e kaluar është rritur në 10,8 për qind, ndërsa këtë vit nga janari deri në shtator arrin 6,5 për qind.

Pjesa më e madhe e naftës së importuar në BE në tremujorin e tretë të vitit 2023 ose 17,7 për qind ka origjininën nga SHBA-ja, pas së cilës pason Norvegjia me 13,7 dhe Kazakistani me 8,2 për qind.

Norvegjia, në të njëjtin tremujor, ishte burimi kryesor i importit të gazit natyror në gjendje të gaztë në BE me 48,6 për qind të sasisë së përgjithshme të energjisë së importuar, përpara Algjerisë me 17,8, Rusisë me 16 dhe Britanisë së Madhe me 10,5 për qind.

Nga ana tjetër, SHBA-ja është furnizuesi kryesor i gazit natyror të lëngshëm në BE me një peshë prej 48,5 për qind, përpara Katarit me 14 për qind, Algjerisë me 10,1 për qind dhe Rusisë me 8,8 për qind.

Të dhënat statistikore të Eurostat tregojnë për një ulje të peshës së energjisë ruse në importet e BE-së, si rezultat i agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Kështu, në tremujorin e tretë të vitit 2022, kompanitë ruse të energjisë përbënin 14,5 për qind të totalit të importeve të energjisë në BE, në mënyrë që në të njëjtin tremujor të këtij viti, kjo përqindje të reduktohet në 6,5 për qind. mb/

Foto: MIA/Eurostat

QËNDRONI TË LIDHUR