• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rënie e importit në Kinë

Rënie e importit në Kinë

Pekin, 9 maj 2023 (MIA) – Në prill është shënuar një rënie e ndjeshme e importit të Kinës, si dhe një ngadalësim  i eksportut, duke sinjalizuar uljen e kërkesës mes rritjes së normave të interesit në mbarë botën dhe tensioneve të rritura gjeopolitike.

Importi në prill është ulur për 7,9 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, pas një rënie prej 1,4 për qind në muajin paraardhës.

Eksporti, nga ana tjetër, shënou rritje prej 8,5 për qind, pas rritjes prej 14,8 për qind në muajin mars, njoftoi Drejtoria doganore.

Bilanci tregtar për muajin prill tregoi një suficit prej 90,21 miliardë dollarësh, më i lartë për 2,3 për qind krahasuar me muajin mars.

Sipas të dhënave zyrtare, eksporti i Kinës në ASEAN shënoi rritje për vetëm 4,5 për qind në prill pas një rritjeje prej 35,4 për qind në mars. Eksporti në SHBA është ulur për 6,5 për qind, ndërsa importi për rreth tre për qind.

Importi i qymyrit të Kinës ranë ndjeshëm pasi arriti nivelin më të lartë në 15 muajt e fundit në mars, ndërsa është ulur importi i bakrit dhe gazit natyror. Sipas shumë njerëzve, importi i metalit të kuq është një tregues indirekt i rritjes së ekonomisë botërore. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR