• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rënie e fuqishme e bursave botërore, Bitkoni në rënie të lehtë

Rënie e fuqishme e bursave botërore, Bitkoni në rënie të lehtë

Londër, 5 gusht 2024 (MIA) - Në Bursat nëpër Evropë dhe Azi është vërejtur rënie e ashpër për shkak të druajtjeteve se ekonomia amerikane po lëviz drjet ngadalësimit.

Në Londër në hapjen e bursave indeks kyç FTSE 100 ka rënë për 2.3 për qind, ndërsa Euronext 100 për 3.,5 tonë.

Rënie shumë më e fukshme është vërejtur në Azi, ku Nikei japonez 225 ka rënë për 12.4 për qind ose 4451 pika. Kjo është rënia më e madhe e indekseve të bursave në pika në në histori.

Kanë rënë edhe kriptovalutat Bitkoin në rreth 50,000 dollarë, niveli i tij më i ulët që nga shkurti.

Aksionet e bankave amerikane ranë pasi frika e një recesioni i detyroi investitorët të zhvendosin paratë e tyre nga sektorët e lidhur ngushtë me ekonominë e vendit dhe në diçka më të sigurt.

Citigroup e kryeson humbjen me një rënie prej gjashtë për qind. Wells Fargo, Bank of America dhe Goldman Sachs kanë rënë nga rreth katër për qind, ndërsa JPMorgan Chase dhe Morgan Stanley kanë rënë përkatësisht 2.5 për qind dhe 3.5 për qind.

Indeksi bankar S&P 500, i cili ndjek një shportë të aksioneve kryesore bankare, për herë të fundit ka rënë për 3,3 për qind, ndërsa indeksi bankar rajonal KBW ka shënuar rënie për 4 për qind.

Ndërkohë, përdoruesit e brokerave të mëdha amerikane raportuan probleme në aksesin e llogarive dhe shërbimeve në mes të një shitjeje në rritje globale të aksioneve.

Mijëra probleme janë raportuar në aksesin në ueb faqet dhe platformat e brokerimit në internet për Charles Schwab, Fidelity, Robinhood dhe Vanguard, sipas Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet aktuale në shërbime të ndryshme. Arsyet e ndërprerjeve nuk dihen ende, por duket se ato janë në kohë që të përkojnë me hapjen e tregjeve amerikane.

Muajin e kaluar, ndërmjetësit dhe bankat ishin ndër ata që u prekën nga ndërprerja e shërbimit CrowdStrike, e cila preku miliona kompjuterë në një ndërprerje globale të IT. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR