• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qyteti kinez Guangzhu investon 1,29 miliardë euro në infrastrukturë për taksitë fluturuese

Qyteti kinez Guangzhu investon 1,29 miliardë euro në infrastrukturë për taksitë fluturuese

Pekin, 5 qershor 2024 (MIA) - Deri në vitin 2027 qyteti kinez Guanzhu do të investojë më shumë se 10 miliardë juanë ose rreth 1,29 miliardë euro në sektorin e ashtuquajtur "ekonomi në lartësi të ulët", gjegjësisht në aeroplanë civil të pilotuar dhe autonomë civilë që fluturojnë në lartësi deri tre mijë metra.

Mes tjerash, paratë do të investohen në ndërtimin e më shumë se 100 vendeve për fluturim edhe të taksive fluturuese, ndërsa plani është që të ndërtohet aeroport me pistë e cila do të jetë më e shkurtë se ajo e aeroporteve civile. 

"Planet i mbajnë pritjet e larta të Pekinit për zhvillim të sektorit të ri i cili dëshiron në këtë mënyrë të stimulojë ekonominë kineze", informuan mediat japoneze. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR