• e enjte, 26 dhjetor 2024

QT „Soravija“ i shitet „Tor industris“ SHPKNJP Shkup dhe „Pe-vlla-ku SHPK“-së shqiptare me borxhe prej 20 milionë euro

QT „Soravija“ i shitet „Tor industris“ SHPKNJP Shkup dhe „Pe-vlla-ku SHPK“-së shqiptare me borxhe prej 20 milionë euro

Shkup, 26 qershor 2023 (MIA) -  Shitja e biznes qendrës „Soravija“ në Shkup  „Tor industris“ SHPKNJP Shkup dhe kompanisë shqiptare „Pe-vlla-ku SHPK“ zbatohet me linjë kreditore në vlerë prej gjashtë milionë eurosh përmes Kredins bank, e me të pronarët e ardhshëm marrin përsipër borxhin prej 20 milionë euro. Vlera e transaksionit do të publikohet në shtator kur do të përfundojnë të gjitha procedurat, ndërsa 51 për qind e pjesëmarrjes do të jetë e „Pe-vlla-ku SHPK, 39 për qind e „Tor industris“, ndërsa 10 për qind do të mbeten te pronari ende aktual Hano Soravija.

Këtë e njoftoi në konferencën e përbashkët për media Drin Ahmeti, drejtor ekzekutiv i „Tor industris dhe Vlladimir Pjetergjokaj, pronar i „Pe-vlla-ku SHPK“, e në të cilën të dhëna përmes video drejtimit ndau edhe Hano Soravija.  

Ahmeti, i cili në opinion është thirrur për shitblerjen për shkak të vlerës që sipas publikimeve arrin 30 milionë euro dhe ajo që xhaxhai i tij është kryetari i BDI-së dhe partner i koalicionit në Qeverinë Ali Ahmeti, në konferencën për media tha se gjithçka është në rregull me shitblerjen, duke ndarë vërtetim nga bankа shqiptare Kredins Bank për reputacionin e lartë të Pjetërgjokaj si aksionar në këtë bankë me çka garantohet linja kreditore nga e cila deri tani janë tërhequr tre milionë euro.

Siç sqaroi Ahmeti, aktivitetet kanë filluar në prill të vitit të kaluar me analiza për të dhënat financiare të kompanive me pjesëmarrje në Soravija, në të cilat është përcaktuar se ka borxh, që, siç u shpreh, e kanë parë si mundësi. Pas analizave në tetor është mbajtur takim në Vjenë në të cilin është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit, ndërsa bisedimet kanë vazhduar deri në 26 maj kur është nënshkruar marrëveshje për shitblerjen e aksioneve.

“Kjo është historia. Kompania ka borxhe  prej 20 milionë euro, kryesisht ndaj institucioneve financiare, e që ne i marrim përsipër, duke siguruar gjashtë milionë euro kredi nga të cilat tre milionë euro janë aktivizuar tashmë në mënyrë që të ndryshohet e ardhmja e kompanisë dhe ta bëjmë atë më fitimprurëse”, tha Ahmeti, i cili nuk zbuloi vlerën e marrëveshjes shitblerëse për shkak të besueshmërisë së procedurave.

Ahmeti i hodhi poshtë pohimet e VMRO-DPMNE-së opozitare se ndërmarrja e tij ka vetëm një të punësuar, ndërsa ka marrë koncesion nga EMV-ja për gërmimin e gurit gëlqeror.

“Nuk di për këto akuza, por të gjitha akuzat që zakonisht vijnë nga partitë politike janë për lojëra politike. Në të kundërtën do të shkonin në Prokurorinë”, tha Ahmeti, duke shtuar se ndërmarrja ka 15 të punësuar, por se shifra ndryshon.

I pyetur nëse kërkohet a do të dëshmojë prejardhjen e pasurisë në kompanitë që i posedon Ahmeti theksoi se për çdo pronësi mund t’i ndajnë të gjitha informacionet.

“Nuk do të fshehim asgjë, ndonëse disa informacione janë të besueshme”, tha Ahmeti.

Në komentin për atë se në opinion është i njohur “si nipi i Ali Ahmetit“, bëri të ditur se xhaxhai i tij ka qenë motivimi i tij gjatë gjithë jetës, por se nuk ka asgjë me bizneset e tij.

Ai në konferencën për media foli në gjuhën angleze, ndërsa si arsye pse nuk flet maqedonisht përmendi se ka jetuar edhe në shtet edhe jashtë shtetit, duke theksuar se paratë dhe kapitali nuk njohin nacionalitete.

Hano Soravija, po ashtu bëri të ditur se vlera e kontratës është e karakterit të besueshëm dhe konfirmoi se me shitblerjen ai do të ketë 10 për qind pjesëmarrje në kompaninë. Sqaroi se borxhi prej 20 milionë euro janë pjesë e kredive me të cilat e bleu biznes qendrën nga shteti.

I pyetur nëse për lidhjen e kontratës beson se Drin Ahmeti, në Soravija tha se beson në arsimimin e tij, aftësitë për negociata dhe për biznes.

Pjetërgjokaj sqaroi se me Drin Ahmetin njihet katër vite dhe se kanë bashkëpunim në projekte në Itali.

“Lidhur me atë se Drini është nip i Ali Ahmetit, secili është nip i dikujt, tha Pjetërgjokaj, i cili ndau se paraprakisht ka konkurruar në disa tenderë në shtet dhe ndonëse ka marrë çmimin më të ulët nuk ka marrë asnjë përgjigje. Planifikon të investojë në të ardhmen në projekt tjetër, e ende është duke menduar nëse do të përfshihet në projektin për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. 

Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës më 15 qershor publikoi informacion se kanë marrë njoftim se biznes qendra Soravija i shitet „Tor industris“ SHPKNJP Shkup dhe kompanisë shqiptare „Pe-vlla-ku SHPK“, si dhe se në bazë të inspektimeve preliminare kanë përcaktuar se përqendrimi i lëndës mund të bie nën dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës. Megjithatë, siç njoftoi Komisioni vendimi përfundimtar lidhur me këtë çështje është e rezervuar.

Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës i është dorëzuar njoftim për përqendrimin me të cilin Shoqëria për prodhim, tregti dhe shërbime „Tor industris“ SHPKNJP Shkup dhe kompania shqiptare „Pe-vlla-ku SHPK“, me adresë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, do të përvetësojnë kontrollin e përbashkët mbi Shoqërinë për ndërtimtari dhe shërbime “Soravia invest” SHPKNJP dhe mbi Shoqërinë për ndërtimtari dhe shërbime „Soravia menaxhment“ SHPKNJP.

Në njoftimin e Komisionit është përmendur se „Tor industris“ është shoqëri e themeluar në vitin  2020 veprimtaria themelore e së cilës është zhvillimi i projekteve ndërtimore.

„’Tor industris’ ka filialin në Maqedoninë e Veriut – ‘Tor IT-sistems’ Shkup me seli në rr. ‘Filipi i Dytë i Maqedonisë’ nr. 3/kati 11, Shkup – Qendër, që ushtron veprimtari konsulente kompjuterike. ‘Pe-vlla-ku’ është një nga kompanitë më të mëdha ndërtimore në Shqipëri dhe Kosovë, e themeluar në vitin 2005. Në ekzistimin e saj, e veçanërisht në vitet e fundit, ‘Pe-vlla-ku’ ka bërë hapa të suksesshëm në ekonominë e lirë të tregut dhe me projektet e saj ishte pjesë e zhvillimit të dy vendeve. Me përvojë prej mbi 14 viteve, puna, funksionimi dhe veprimi i tyre zgjerohet dhe ato janë të pranishme në shumë zona të Shqipërisë dhe Kosovës“,  qëndron në njoftimin e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës.

„Tor IТ-sistems“ dhe filiali i „Pe-vlla-ku“ në vend janë regjistruar në adresë të njëjtë, respektivisht me seli në rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë” numër 3, si ndërmarrjet kontrollin e të cilave do ta marrin përsipër.

Me adresë të njëjtë është edhe kompania „Soravia invest“ SHPKNJP Shkup kontrollin e së cilës e marrin përsipër. Bëhet fjalë për shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në vitin 2006, veprimtaria e së cilës është lëshimi dhe menaxhimi i pasurisë personale të patundshme ose pasuri të patundshme që është marrë me qira (lizing). „Soravia invest“ është pronare e Biznes qendrës „Soravia“ në zonën qendrore të Shkupit, respektivisht në rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr.3, pranë Qendrës Tregtare të Qytetit (QTQ) Shkup – Qendër.

“Soravia menaxhment“ SHPKNJP Shkup, nga ana tjetër, është veprimtaria themelore menaxhim të pasurisë së patundshme me honorar ose në bazë të kontratës dhe punon si dhënës i shërbimeve për menaxhimin e QT „Soravia“.

Në bazë të inspektimeve preliminare, Komisioni ka përcaktuar se përqendrimi në fjalë mund të bie nën dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, por siç njoftoi, megjithatë vendimi përfundimtar ndaj kësaj çështjeje është i rezervuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR