QMK: Në 24 orët e fundit ka pasur 1.747 thirrje në numrin 112, dhjetëra zjarre në ambiente të hapura edhe pse është dimër
- Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1.747 thirrje në Numrin e vetëm për raste urgjente 112, prej të cilave thirrje "reale" ishin 41,5 për qind, ndërsa 58,5 për qind ishin për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk ishin urgjente. Në drejtim të Policisë ishin 47,97 për qind të thirrjeve reale, drejt Ndihmës së shpejtë mjekësore 41,33, drejt zjarrfikësve 4,43, ndërsa drejt LAMM 0,37 për qind e thirrjeve reale, informon Qendra për menaxhim me kriza (QMK).
- Post By Arta Bunjaku
- 11:42, 28 janar, 2024
Shkup, 28 janar 2024 (MIA) - Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1.747 thirrje në Numrin e vetëm për raste urgjente 112, prej të cilave thirrje "reale" ishin 41,5 për qind, ndërsa 58,5 për qind ishin për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk ishin urgjente. Në drejtim të Policisë ishin 47,97 për qind të thirrjeve reale, drejt Ndihmës së shpejtë mjekësore 41,33, drejt zjarrfikësve 4,43, ndërsa drejt LAMM 0,37 për qind e thirrjeve reale, informon Qendra për menaxhim me kriza (QMK).
"Thirrje për raste urgjente në 112, që janë përmbledhje e atyre që ishin për zgjidhje të kombinaur nga thirrjet 'reale' 5,9 për qind me të tjerat 59,59 për qind që janë emëruar si 'thirrje jo të rëndësishme', ishin në numrin 981 dhe lëndë e pranimit, në përpunim në QMK, ndërsa edhe në koordinim të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e tyre. Kjo realizohet përmes operativëve kujdestarë në Sektorin E-112 në bashkëveprim me Sektorin për operacione dhe koordinim. Për një pjesë të thirrjeve, gjithsesi, veprohet sipas procedurave standarde operative në koordinim paralelisht dhe njëkohësisht me disa institute të angazhuara në Sistemin për menaxhim me kriza (SMK), në pajtim me natyrën e rasteve të paraqitura urgjente 'reale'", thonë nga QMK.
Në pajtim me informatat në QMK, nga qendrat rajonale për menaxhim me kriza në vend ende ka zjarre "dimërore" të vegjetacionit në ambiente të hapura, rreth dhjetë janë paraqitur në 24 orët e fundit. ab/
Foto: МIА arkivi