• e shtunë, 17 gusht 2024

QMK: Gjithsej 37 zjarre në qiell të hapur dje, 10 janë ende aktive

QMK: Gjithsej 37 zjarre në qiell të hapur dje, 10 janë ende aktive

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Gjithsej 37 zjarre në qiell të hapur nëpër vend janë regjistruar gjatë ditës së djeshme. Prej tyre, 10 janë aktive, gjashtë janë nën kontrollë, ndërsa 21 janë shuar, njoftoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). 

Sipas komunikatës, zjarri është aktiv në komunën e Makedonski Brodit, ku digjet një pyll me pisha. Në Komunën e Pehçevës, në territorin e fshatit Negrevë, digjet një pyll i përzier. Në Komunën e Novacit po digjet bimësi e ulët. Bimësia me kërcell të ulët është djegur në Komunën e Resnjës, në Galiçicë, duke u përhapur në drejtim të majës "Magaro" drejt Stenjës, nga ana e Ohrit. Një pyll me pisha dhe ahu digjet në Komunën e Kërçovës, në mes të fshatrave Pateec dhe Koziçino. Zjarri i dytë në Komunën e Kërçovës është në mes të fshatrave Çellopek dhe Bigor Dolenci, ndërsa i treti në Zajaz dhe Strogomishtë e Epërme - që të dyja në pyje. Zjarri i fundit në këtë komunë ende aktiv, është pranë fshatit Tuin, ku digjet një pyll dushku. Në Komunën e Pllasnicës po digjet bimësia me kërcell të ulët. Një pyll me dushk është djegur në Komunën e Koçanit, në territorin e fshatit Presekë.

Nga zjarret nën kontrollë, shtohet në kumtesë, njëri është tek "TEC Negotinë", është djegur barë i thatë. I dyti është në territorin e Komunës së Demir Hisarit dhe Ohrit, ku është djegur bimësi e ulët. I treti është në Komunën Çashkë, ku po digjet pyll i përzier. Dy deponi janë djegur në territorin e Komunës së Dellçevës dhe Likovës. Zjarri i fundit nën kontroll është në deponinë e qytetit në Komunën Koçanë, ku po digjen plehra, barë i thatë dhe bimësi e ulët. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR