• e martë, 24 dhjetor 2024

Qindra pengje, kryesisht gra dhe fëmijë, ishin shpëtuar nga militantët e Boko Haram në Nigeri

Qindra pengje, kryesisht gra dhe fëmijë, ishin shpëtuar nga militantët e Boko Haram në Nigeri

Abuxha, 21 maj 2024 (MIA) - Qindra pengje, kryesisht gra dhe fëmijë, që mbahen peng me muaj ose vite nga militantët e Boko Haram në verilindje të Nigerisë janë shpëtuar nga enklava pyjore dhe u janë dorëzuar autoriteteve, njoftuan mediat amerikane, duke iu referuar një kumtese të armatës së Nigerisë. 

Sipas kumtesës, 350 pengjet ishin mbajtur në pyllin Sambisa, strehë për grupin ekstremist i cili bënte kryengritje në vitin 2009. Të shpëtuarit 209 fëmijë, 135 gra dhe gjashtë burra ishin të pafuqishëm.

Disa nga vajzat mbanin foshnja për të cilat besohet se kanë lindur si pasojë e martesave të dhunshme. 

Gjatë operacionit të shpëtimit, disa militantë ishin vrarë, ndërsa shtëpitë e tyre të bëra nga materiale të improvizuara ishin shkatërruar, njoftoi armata nigeriane. 

Pengjet e liruara janë dërguar me kamionë deri në ndërtesën e qeverisë rajonale në shtetin Borno, ku autoritetet do të kujdesen për ta derisa nuk kthehen në shtëpi. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR