Qindra organizata mediatike i bënë thirrje Trampit të mos kufizojë vizat për gazetarët e huaj
- Qindra media dhe organizata lajmesh ndërkombëtare sot i bënë thirrje administratës amerikane që të heqë dorë nga plani për të shkurtuar kohëzgjatjen e vizave për gazetarët e huaj në SHBA, sepse kjo do të "minonte vëllimin dhe cilësinë e raportimit" për vendin.
- Post By Fami Bajrami
- 14:25, 11 shtator, 2025
Paris, 11 shtator 2025 (MIA) - Qindra media dhe organizata lajmesh ndërkombëtare sot i bënë thirrje administratës amerikane që të heqë dorë nga plani për të shkurtuar kohëzgjatjen e vizave për gazetarët e huaj në SHBA, sepse kjo do të "minonte vëllimin dhe cilësinë e raportimit" për vendin.
"Kjo do të dëmtojë reputacionin global të Amerikës në vend që ta forcojë atë", shkruajnë nënshkruesit e letrës së hapur të cilët përfshijnë Bi-Bi-Si-në (Britani e Madhe), ZDF (Gjermani), AFP (Francë), agjencitë e lajmeve Asoshiejted pres dhe Rojters, si dhe grupet e të drejtave të shtypit "Reporterë pa kufij" (RSF) dhe Federatën ndërkombëtare të gazetarëve (IFXH).
Në fund të gushtit, administrata e Donald Trampit si pjesë e ashpërsimit të kufizimeve mbi migracionin legal në SHBA propozoi gjithashtu shkurtimin e qëndrimit të studentëve dhe gazetarëve të huaj.
Qëndrimi i gazetarëve të huaj në SHBA do të kufizohej në 240 ditë për vizë, me mundësinë e aplikimit për një zgjatje për 240 ditë të tjera. Vetëm gazetarët kinezë do të kufizoheshin në 90 ditë. Deri më tani, SHBA u miraton gazetarëve viza deri në pesë vjet.
Foto: arkivi