• e shtunë, 23 nëntor 2024

Qindra nëpunës shtetërorë gjermanë bëjnë thirrje për ndërprerje urgjente të dërgesës së armës për Izraelin

Qindra nëpunës shtetërorë gjermanë bëjnë thirrje për ndërprerje urgjente të dërgesës së armës për Izraelin

Berlin, 8 prill 2024 (MIA) - Qindra nëpunës shtetëror gjermanë kanë dërguar letër deri te kancelari Ollaf Sholc, ku i bëjnë thirrje atij dhe ministrave tjerë që menjëherë ta ndërpresin dërgesën e armës për Qeverinë izraelite.

"Gjermania duhet me vendosmëri dhe padyshim të bëjë thirrje për armëpushim në Rripin e Gazës. Gjermania duhet menjëherë ta ndërpresë dërgesën e armës për Qeverinë izraelite", thuhet në letrën e publikuar në ueb faqen "Frajhajtslibe".

Aty shtohet se "Izraeli po kryen krime në Gazë, të cilat janë në kundërshtim të qartë me të drejtën ndërkombëtare, e me këtë edhe me Kushtetutën (gjermane), të cilët jemi të obliguar ta respektojmë si nëpunës federalë shtetërorë dhe nëpunës publikë".

Nëpunësit shtetërorë e kanë kritikuar përkrahjen e Berlinit për politikën kontroverse të Izraelit në territoret palestineze. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR