• e premte, 27 dhjetor 2024

Qindra mijëra besimtarë hindu lahen në lumin e shenjtë Gang pavarësisht koronavirusit

Qindra mijëra besimtarë hindu lahen në lumin e shenjtë Gang pavarësisht koronavirusit
Nju-Delhi, 14 janar 2022 (MIA) - Qindra mijë besimtarë hindu janë larë sot në lumin e shenjtë Gang, derisa në vend po rritet numri i të infektuarve me Kovid-19.

Hindusët besojnë se larja në lumin Gang gjatë festivalit Makar Sankranti do t'i shpëtojë nga mëkati.

 Tubime të ngjashme kontribuan për një valë të dytë të madhe të pandemisë në vend vitin e kaluar.
 Një numër i madh njerëzish u mblodhën në lumin Gang në shtetin verior Utar Pradesh dhe në shtetin lindor Bangali Perëndimor, duke i shkelur protokollet e vendosura shëndetësore për shkak të Kovid-19. Autoritetet në qytetin Prajagraj në Utar Pradesh, ku u mbajt ngjarja, publikuan se pjesëmarrësit duhet të jenë të vaksinuar dhe të kenë test negativ PCR, si dhe t'u matet temperaturave besimtarëve. Ekspertët shëndetësorë paralajmëruan se ngjarjet e këtilla masive në një kohë kur vendi është përfshirë në valën e tretë të Kovid-19 do ta përshpejtojë përhapjen e infektimit.
Në 24 orët e fundit në Indi kanë vdekur 315 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë së Kovid-19 janë konfirmuar 485.350 rastet të vdekjeve. ar/
   

QËNDRONI TË LIDHUR