• e shtunë, 23 nëntor 2024

Qindra hindusë kanë bërë përpjekje të pasuksesshme për t'u arratisur nga Bangladeshi në Indi për shkak të sulmeve

Qindra hindusë kanë bërë përpjekje të pasuksesshme për t'u arratisur nga Bangladeshi në Indi për shkak të sulmeve

Nju Delhi, 8 gusht 2024 (MIA) - Qindra hindusë këtë javë kanë bërë përpjekje të pasuksesshme të arratisen nga Bangladeshi në Indi për shkak të vandalizmit të shtëpive të tyre dhe mjeteve për jetë pas rrëzimit nga pushteti të kryeministres Sheik Hasina Vazed njoftuan mediat britanike.

Organizata joqeveritare "Këshilli i Bangladeshit për unitet të hindusëve, budistëve dhe krishterëve", kumtoi se sulme të tilla ka pasur në 45 nga 65 zona të vendit, me ç'rast një mësimdhënës u vra, ndërsa të paktën 45 hindusë u lënduan.

Hindusët përbëjnë rreth tetë për qind të popullsisë prej 170 milionë banorësh të Bangladeshit, ku Islami është feja më e përhapur.

"Partia Liga Avami" e Sheik Hasina definohet si kryesisht laike, ndërsa në bllokun opozitar ka një parti islamike të vijës së ashpër.

Mohamed Rakibul Hasan, përfaqësues i pushtetit lokal në qarkun veriperëndimor Takurgaon, deklaroi se ndërmjet 700 dhe 800 hindusë mbrëmë kanë tentuar të ikin në Indi, pasi disa nga shtëpitë e tyre ishin sulmuar.

"Ata u kthyen pasi u dhamë mbrojtje. Rojet kufitare po patrullojnë zonën. Gjithçka është në rregull tani dhe nuk ka më raportime për dhunë", tha Hasan.sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR