• e shtunë, 23 nëntor 2024

Qindra civilë ikin para sulmit të forcave paraushtarake në Darfur

Qindra civilë ikin para sulmit të forcave paraushtarake në Darfur

Kartum, 14 gusht 2023 (MIA) - Qindra sudanezë dje ikën nga Njala, në Darfurin Jugor, para sulmit të forcave paraushtarake të cilat tashmë katër muaj po luftojnë me armatën sudaneze, deklaruan banorët lokal për mediumet franceze.

Në rajonin Darfur, në Sudanin perëndimor, ku, së bashku me Kartumin, po zhvillohen luftimet më të mëdha, qindra njerëz e braktisën qytetin Njala, qendër administrative e Darfurit Jugor dhe qyteti i dytë për nga madhësia në Sudan, ku 'raketat bijnë mbi shtëpitë'", deklaroi një banor i qytetit.

Dëshmitarë të tjerë thanë se anëtarët e forcave paraushtarake për mbështetje të shpejtë (FSR) të gjeneralit Mohamed Hamdan Daglo e sulmuan qytetin Njala me "dhjetëra automjete ushtarake", përderisa "qindra banorë ikin nga zjarri i shtuar artilerik".

Darfuri, vendi i ushtrisë qytetare në vitet 2000, është vatër e forcave paraushtarake FSR. Luftimet për një kohë të gjatë janë të koncentruara në El Geneina, qendër administratove e Darfurit perëndimor, ku KB-ja dyshon se janë kryer "krime kundër njerëzimit".

Disa burime lajmëruan për masakra ndaj civilëve dhe vrasje të motivuara etnike në Darfur që iu përshkruhen forcave paraushtarake dhe milicive aleate arabe.

Në vitet e hershme të 2000, gjenerali Daglo, prijës i atëhershëm i milicisë arabe Xhanxhavid, zbatoi politikë të vendit të djegur kundër pakicave etnike në Darfur, sipas urdhërit të ish-diktatorit Omar al-Bashir.

Të dhënat nga laboratori hulumtues humanitar i universitetit amerikan Jejl tregojnë se FSR dhe milicitë aleate arabe dogjën së paku 27 fshatra në Darfur.

Nga 15 prilli, në konfliktin mes FSR-së dhe armatës sudaneze, të komanduar nga gjenerali Abdel Fatah al-Burhan, jetën e humbën së paku 3.900 persona, që konsiderohet shifër e nënvlerësuar për shkak të kaosit mbisundues, zjarrit të kryqëzuar dhe komunikimeve të ndërprera në një pjesë të mirë të vendit.

Në këto katër muaj mbi katër milionë sudanezë i braktisën shtëpitë e tyre. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR