• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria ukrainase ju bëri thirrje banorëve të Bahmutit që të largohen nga qyteti

Qeveria ukrainase ju bëri thirrje banorëve të Bahmutit që të largohen nga qyteti

Kiev, 17 shkurt 2023 (MIA) - Qeveria ukrainase sot ju bëri thirrje banorëve që kanë mbetur në Bahmut që të largohen nga qyteti, për të cilin me muaj të tërë zhvillohen beteja të ashpra.

"Nëse jeni qytetarë dhe patriotë të arsyeshëm, që e respektojnë ligjin, duhet të largoheni nga (Bahmuti) menjëherë", i porositi zëvendëskryeministrja ukrainase, Irina Vereshçhuk mijëra njerëzit e mbetur në Bahmut.

Më parë, Qeveria ukrainase njoftoi se në Bahmut kanë humbur jetën pesë civilë, ndërsa nëntë janë lënduar.

Bahmuti, qytet në rajonin lindor Donjeck, para luftës kishte 70.000 banorë, ndërsa sipas Vereshçuk tani në qytet kanë mbetur rreth 6.000 banorë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR