• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria ukrainase i kërkoi Radës Supreme të ndërpresë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Bjellorusinë

Qeveria ukrainase i kërkoi Radës Supreme të ndërpresë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Bjellorusinë

Kiev, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Përfaqësuesi qeveritar në Radën Supreme të Ukrainës, Taras Melniçuk, sot deklaroi se Qeveria ukrainase i propozoi Parlamentit të ndërpresë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Bjellorusinë për shkak të mbështetjes së saj për pushtimin rus.

Propozimi për ndërprerjen e marrëveshjes u paraqit “për shkak të përfshirjes së Republikës së Bjellorusisë në përdorimin e paligjshëm të forcës kundër Ukrainës”, shkroi Melniçuk në Telegram, raportuan mediat britanike.

 Bëhet fjalë për marrëveshjen për tregtinë e lirë nga dhjetori i vitit 1992.

Ukraina ndërpreu marrëdhëniet tregtare me Bjellorusinë pas fillimit të pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.

Sipas ligjit ukrainas, marrëveshjet ndërshtetërore duhet t'i ndërpresë Parlamenti.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Bjellorusia mbeti një nga partnerët kryesorë tregtarë të Ukrainës, duke furnizuar Kievin me sasi të konsiderueshme karburanti dhe plehrit artificial. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR