• e shtunë, 23 nëntor 2024

Qeveria spanjolle deklasifikon dokumentet e përgjimeve të presidentit katalanas Aragones

Qeveria spanjolle deklasifikon dokumentet e përgjimeve të presidentit katalanas Aragones

Madrid, 17 janar 2024 (MIA) - Qeveria spanjolle u pajtua t'i deklasifikojë dokumentet për përgjimin e celularit të presidentit katalanas dhe lideri i partisë separatistr ERC, Pere Aragones, të kryer nga agjentët e Qendrës Kombëtare të Inteligjencës (CNI) të cilët kanë përdorur softuer izraelit të spiunimit Pegasus.

Aragones, dhjetorin e kaluar, e akuzoi CNI-në se e ka spiunuar celularin e tij me programin Pegasus në periudhën ndërmjet korrikut të vitit 2018 dhe marsit të vitit 2020, kur ai ishte nënkryetar i rajonit katalanas, njoftuan mediat spanjolle.

"Është dëshmuar se kemi spiunuar. Raporti i Mosos (policisë katalanase) vazhdimisht konfirmon se ka ndodhur që e mohuan nga fillimi dhe është e qartë se kush e ka bërë këtë dhe prokuroria nuk mund të fshehë asgjë", tha Patrisha Plaha, zëdhënëse e Qeverisë katalanase, transmeton "El Periodiko de Katalunja".

Zëdhënësja shtoi se deklasifikimi i dokumenteve lidhur me përgjimin e Aragones "në ndonjë mënyrë" nuk ndikon në sigurinë kombëtare të Spanjës.

Aragones në korrik të vitit të kaluar ngriti padi kundër grupit izraelit NSO, i cili e shet sistemin Pegasus, dhe kundër Paso Esteban, ish drejtor i CNI-së, i cili ishte shkarkuar nga Qeveria disa ditë më parë, pas shpërthimit të skandalit me spiunimin në të cilin u përfshinë disa liderë separatistë katalanas, kryeministri spanjoll Pedro Sançez dhe disa ministra në qeverinë e tij.

Lajmi për deklasifikimin e pjesshëm të dokumenteve të fshehta vjen vetëm një ditë pasi mediat spanjolle publikuan rastin për hetime joligjore kundër liderëve separatistë katalanas nën qeverinë e ish kryeministrit spanjoll Marijano Rahoj.

Plaha sot theksoi se nëse Rahoj "e ka ditur dhe nuk i ka parandaluar" aksionet e ashtuquajtura "policia patriotike" atëherë "i ka mbështetur dhe ishte bashkëpunëtor" në to. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR