Qeveria shqiptare prezanton planin e masave për kursimin e energjisë elektrike, pas orës 22 fiken dritat e rrugëve
Tiranë, tetor 2022 (MIA) - Qeveria shqiptare sot vonë pasdite ka dorëzuar në Kuvend planin – masa për kursimin e energjisë elektrike.
Me dokumentin parashikohet se pas orës 22:00 do të fiket ndriçimi në çdo rrugë kryesore dhe dytësore ndërqytetare, si dhe ndriçimi i jashtëm i objekteve publike e kulturore, monumenteve, shesheve dhe shatërvanëve.
Paralelisht me këtë, inverterët në institucionet shtetërore duhet të jenë në temperaturë më të ulët se 27 gradë gjatë verës, ndërsa gjatë dimrit nuk duhet të jetë më e lartë se 21 gradë për të ulur konsumin e energjisë elektrike.
Gjithashtu, dokumenti i detyron përdoruesit buxhetorë që të ulin konsumin e energjisë elektrike me 15 për qind, krahasuar me muajin përkatës të një viti më parë, në të kundërt do të gjobiten.
Për këtë, në çdo institucion do të caktohet një administrator energjie dhe nëse objektivi nuk arrihet brenda dy muajsh, do të gjobitet me 50 mijë lekë (410 euro).
Ky akt normativ do të jetë në fuqi për aq kohë sa zgjat periudha e gjendjes së jashtëzakonshme në furnizimin me energji elektrike dhe nuk zbatohet për institucionet që ofrojnë shërbime shëndetësore, shkollat, kopshtet, komisariatet e policisë dhe institucionet për ekzekutimin e vendimeve penale.
Institucioni përgjegjës për zbatimin e këtij akti normativ është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa grupi i posaçëm i punës është krijuar me vendim të Bordit Drejtues të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. ls/