• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Qeveria rumune i mbijeton votëbesimit dhe rrit taksat

Qeveria rumune i mbijeton votëbesimit dhe rrit taksat

Bukuresht, 15 korrik 2025 (MIA) - Qeveria e koalicionit tre javor e kryeministrit rumun Ilia Bolozhan i mbijetoi një votëbesimi mbrëmë, duke i lejuar asaj të shtyjë përpara rritjet e papëlqyeshme të taksave të nevojshme për të zvogëluar deficitin më të madh buxhetor në Bashkimin Evropian.

Qeveria miratoi shpejt në parlament rritjen e TVSH-së, akcizës dhe taksave të tjera nga gushti, me qëllim parandalimin e një uljeje të vlerësimit nën gradën e investimit dhe zhbllokimin e aksesit në fondet e BE-së.

Qeveria e gjerë koalicioni me katër parti pro evropiane mori pushtetin në fund të qershorit, duke i dhënë fund muajve të bllokimit politik pasi zgjedhjet presidenciale u anuluan në dhjetor dhe u përsëritën në maj.

Partitë hezituan për rritjet e pagave, të cilat u kritikuan nga punëdhënësit dhe sindikalistët, ndërsa mijëra punonjës të sektorit publik organizuan protesta.

Opozita e ekstremit të djathtë të hënën dha propozim për votim të mosbesimit dhe njoftoi se do të japë ende propozime. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR