• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria polake planifikon referendum për atë nëse qytetarët dëshirojnë të pranojnë emigrantë ilegal

Qeveria polake planifikon referendum për atë nëse qytetarët dëshirojnë të pranojnë emigrantë ilegal

Varshavë, 13 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri polak, Mateush Moravjecki sot paralajmëroi se Qeveria në referendum do t'i pyesë qytetarët nëse dëshirojnë të pranojnë "mijëra emigrantë ilegal nga Lindja e Afërt dhe Afrika" si pjesë të planit për rilokacion të Bashkimit Evropian (BE).

Moravjecki e paralajmëroi referendumin përmes videos së publikuar në rrjetet sociale.

Partia e tij E drejta dhe drejtësia po tenton ta ruajë pushtetin në zgjedhjet parlamentare në tetor dhe dëshiron ta shfrytëzojë çështjen për emigracionin në fushatën e vet zgjedhore, taktikë e njejtë që i ndihmoi të vijë në pushtet në vitin 2015.

Polonia për momentin është vatër e mbi një milion refugjatëve ukrainas.

Në qershor, ministrat e punëve të brendshme të BE-së e mbështetën planin për zbatim të përgjegjësisë për emigrantët të cilët hyjnë në Evropë pa leje, që është baza e një prej krizave më të gjata politike në Evropë.

Kriza e emigrantëve në Evropë filloi para tetë viteve pasi që mbi një milion njerëz të cilët ikën nga lufta në Siri hynë në BE dhe i ngarkuan kapacitetet pranuese në Greqi dhe Itali. ab/

Foto: МIА arkivi
  

QËNDRONI TË LIDHUR