• e shtunë, 23 nëntor 2024

Qeveria planifikon që shërbimet e inteligjencës të funksionojnë në një agjenci

Qeveria planifikon që shërbimet e inteligjencës të funksionojnë në një agjenci

Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Agjencia e Inteligjencës dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të bashkohen dhe do të funksionojnë si një agjenci, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për planin e Qeverisë së re për shërbimet e inteligjencës.

"Po ashtu është, plani është pjesë e Programit të Punës së kësaj Qeverie. Agjencia e Inteligjencës dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare të bashkohen dhetë funksionojnë në një agjenci dhe mund të them që do të jetë një proces që do të zgjasë disa muaj. Pres që të përfundojë me sukses në Kuvend", tha Mickoski.

Ky lloj bashkimi i shërbimeve është bërë nga shumë vende që janë vende anëtare të NATO-s. Ndër to, siç sqaroi Mickoski, në fqinjësi janë Republika e Sllovenisë në fund të viteve nëntëdhjeta", pastaj Republika e Kroacisë në fillim të këtij mijëvjeçari.

"Është pjesë e Programit të Qeverisë dhe do ta bëjmë në muajt në vijim", tha kryeministri i cili ndodhej në Butel për të vënë gurthemelin e një kopshti të ri. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR