• e diel, 24 nëntor 2024

Qeveria kalimtare e Bullgarisë do të marrë vetëm njërën prej shtatë cisternave me gaz të dakorduara nga Petkovi

Qeveria kalimtare e Bullgarisë do të marrë vetëm njërën prej shtatë cisternave me gaz të dakorduara nga Petkovi
Sofje, 19 gusht 2022 (MIA) – Ushtruesi i detyrës, ministër i Energjetikës së Bullgarisë, Rosen Hristov, në brifing paralajmëroi se vetëm një cisternë për gaz të lëngshëm të kompanisë ameroikane "Shinier" do të bëlejë "Bullgargazn dhe ajo do të jetë për në tetor. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, duke iu referuar Hristovit, janë refuzuar gjashtë nga shtatë cisternat tjera të dakorduara gjatë qeverisë së rregullt të Bullgarisë së Kiril Petkovit. Oferta e kompanisë amerikane "Shinier" për cisternat skadoi sonte. Blerja e vetëm një cisterne është për shkak se është dakorduar vetëm një vend për shkarkim dhe ai është në një terminal në Turqi. Hristov e falënderoi "Shinier" për fleksibilitetin e tyre sepse nuk e kanë ndryshuan ofertën edhe pse cisterna ishte një, si dhe të zëvendësministrit të Energjetikës të Turqisë, Bajraktar për ndihmën e tyre në sigurimin e terminalit për shkarkimin e tij. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR