• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria japoneze dha dorëheqje para se Parlamenti të konfirmonte kabinetin e ri në krye me Shigeru Ishiban

Qeveria japoneze dha dorëheqje para se Parlamenti të konfirmonte kabinetin e ri në krye me Shigeru Ishiban

Tokio, 1 tetor 2024 (MIA) - Qeveria japoneze, në krye me kryeministrin Fumio Kishida, dha dorëheqje para se Parlamenti të miratojë kabinetin e ri, të udhëhequr nga Shigeru Ishiba.

Ishiba ishte zgjedhur të premten për lider të ri të Partisë Liberale Demokratike (PLD) në pushtet, në vendin e Kishidës, i cili në gusht paralajmëroi se do të largohej nga posti i kreut të partisë dhe kryeministrit para skadimit të mandatit të tij. Parlamenti pritet të votojë sot për emërimin e Ishibës, i cili me siguri do të marrë mbështetje në Dhomën ligjdhënëse, pasi PLD ka shumicë. Pastaj, Ishiba do t'i kumtojë edhe emrat e ministrave në qeverinë e re. rq/bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR