• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria izraelite nuk dëshiron të komentojë vrasjen e Hanijas

Qeveria izraelite nuk dëshiron të komentojë vrasjen e Hanijas

Tel Aviv, 31 korrik 2024 (MIA) - Zëdhënësi i qeverisë izraelite, Dejvid Menzer, sot ka refuzuar të komentojë vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Hanija në Teheran.

"Nuk do të komentojë atë incident, tha ai në brifing me gazetarët.

Garda Revolucionare e Iranit sot në mëngjes kumtoi se Hanijaa dhe truproja e tij u vranë në Teheran, ku lideri i Hamasit po merrte pjesë në inaugurimin e presidentit iranian Masud Pezeshkian. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR