• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria izraelite: Më shumë se gjysma e pengjeve të Hamasit kanë shtetësi të huaj

Qeveria izraelite: Më shumë se gjysma e pengjeve të Hamasit kanë shtetësi të huaj

Tel-Aviv, 25 tetor 2023 (MIA) - Më shumë se gjysma e 220 pengjeve, që i mban Hamasi kanë pasaporta të huaja nga 25 vende të ndryshme, duke përfshirë edhe 54 shtetas tajlandezë, ka njoftuar qeveria izraelite.

Në sigurimin e shifrave të përditësuara, qeveria tha gjithashtu se 328 persona nga 40 vende janë konfirmuar të vdekur ose të zhdukur pas sulmit të befasishëm të 7 tetorit në jug të Izraelit. Vlerësohet se në sulm kanë humbur jetën gjithsej 1.400 njerëz.

Izraeli ka njoftuar se 138 nga pengjet kanë patur pasaporta të huaja, mes të cilëve 15 argjentinas, 12 gjermanë, 12 amerikanë, gjashtë francezë dhe gjashtë rusë.

Shumë prej tyre besohej se kishin shtetësi të dyfishtë izraelite, por disa, si tajlandezët dhe pesë pengjet nepalezë, pothuajse me siguri nuk e kishin. Është gjithashtu një peng nga Kina, një nga Sri Lanka, dy nga Tanzania dhe dy nga Filipinet.

Mes vendeve të tjera të huaja që kanë pësuar humbje të rënda janë SHBA-ja me 34 të vrarë dhe pesë të zhdukur, Ukraina me 25 të vrarë dhe dy të zhdukur, Franca me 23 të vrarë dhe një të zhdukur dhe Rusia me 23 të vrarë dhe katër të zhdukur.

Pesë shtetas kinezë kanë vdekur dhe një është zhdukur, ndërsa pesë nepalezë janë të vrarë dhe pesë janë të zhdukur. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR