• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria greke e dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Qeveria greke e dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Athinë, 2 tetor 2024 (MIA) – Qeveria greke dënon ashpër sulmet e Iranit kundër Izraelit, kumtuan nga Ministria greke e Punëve të Jashtme dhe shprehu mbështetjen për popullin izraelit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

"Ky është një përshkallëzim serioz dhe rrit kërcënimin për sigurinë rajonale. Greqia qëndron pranë popullit të Izraelit dhe të drejtës së tij për të jetuar në siguri. Greqia konfirmon thirrjen e saj për deeskalim të menjëhershëm", kumtuan nga MPJ-ja greke.

Në të njëjtën kohë, kryeministri i Greqisë Kirjakos Micotakis ka caktuar për pasditen e sotme mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit qeveritar për Sigurinë Kombëtare. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR