• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria gjermane ka porositur 18 tanke të reja Leopard 2 nga modifikimi më i ri

Qeveria gjermane ka porositur 18 tanke të reja Leopard 2 nga modifikimi më i ri

Berlin, 26 maj 2023 (MIA) - Qeveria gjermane ka porositur 18 tanke luftarake Leopard 2A8 - modifikimi më i ri i këtij modeli, bëri të ditur prodhuesi gjerman i armëve Kraud - Mafei - Vegman pas nënshkrimit të kontratës, njofton DPA.

Marrëveshja e lidhur kornizë përfshin opsion për porosinë e 105 njësive plotësuese nga kompania KMV.

Pas të mërkurës, komisioni buxhetor i Parlamentit gjerman ka miratuar akordimin e 525 milionë eurove për porosinë.

Seria e parë e tankeve të reja Leopard 2A8 do t'i zëvendësojë 18-të tanket e modifikuara Leopard 2A6, të cilët Gjermania ia ka dorëzuar Ukrainës. Sipas prodhuesve nga Munihu, dërgesat pritet që të fillojnë në vitin 2025.

Qeveria gjermane, ka porositur gjithashtu 12 hauzët "Panzerhaubitze 2000" nga KMV - një tjetër armë, disa prej të cilave Berlini ia dorëzoi Kievit. Marrëveshja përkatëse u nënshkrua në mars.

Tanket Leopard 2 janë prodhuar që nga viti 1978 dhe janë modernizuar shumë herë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR