• e martë, 24 dhjetor 2024

Qeveria gjermane ka emëruar koordinator për bashkëpunim me administratën e Trampit

Qeveria gjermane ka emëruar koordinator për bashkëpunim me administratën e Trampit

 Berlin, 15 nëntor 2024 (MIA) - Qeveria gjermane ka emëruar politikanin e "të Gjelbërve", Tobias Lindner,  koordinator transatlantik, përgjegjës për zhvillimin e një plani për bashkëpunim me administratën e Donald Trampit, raporton Rojtersi duke cituar një burim në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme.

 Vendimi vjen pasi koalicioni i trefishtë i kancelarit Olaf Sholci u shpërbë, duke lënë një zbrazëtirë në politikën gjermane përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

 Koordinatori i mëparshëm, Mihail Link, i cili mbante marrëdhënie me të dyja partitë amerikane, u largua funksionin për shkak të trazirave politike. Lindneri, i cili është ministër shteti në Ministrinë e Punëve të Jashtme, do të marrë rolin në mënyrë të përkohshme.

 Lindneri  javën e ardhshme  do të udhëtojë në Kanada për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifaks, ku do të diskutohet ndikimi i zgjedhjeve amerikane në NATO dhe krizat globale.

 Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR