• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria gjermane dha leje për eksport të tankeve Leopard 1

Qeveria gjermane dha leje për eksport të tankeve Leopard 1

Berlin, 3 shkurt 2023 (MIA) - Qeveria gjermane dha leje për eksport të tankeve Leopard 1 në Ukrainë, deklaroi sot zëdhënësi Shtefen Hebestrajt në Berlin, pa dhënë hollësira shtesë.

Deri tani, Qeveria ka pasur vendim për leje vetëm për dërgesë të tankeve bashkëkohore ushtarake Leopard 2 nga rezervat ushtarake të Bundesverit.

Gazeta ditore gjermane Zidojçe cajtung paraprakisht publikoi se prodhuesit Rajnmetal dhe Flensburger Geselshaft (FFG) dëshirojnë të riprodhojnë dhjetëra tanke Leopard 1 dhe do të mund t'i dërgojnë në Ukrainë që të luftojnë kundër Rusisë, nëse Kievi është i gatshëm t'i blejë.

Megjithatë, shtohet në raport, deri tani ka pasur probleme me furnizimin e municionit. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR