• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Qeveria franceze kërkon nga universitetet të mos lejojnë trazira në përvjetorin e luftës në Gazë

Qeveria franceze kërkon nga universitetet të mos lejojnë trazira në përvjetorin e luftës në Gazë

Paris, 4 tetor 2024 (MIA) - Qeveria franceze sot kërkoi nga universiteet t'i parandalojnë të gjitha rreziqet nga trazirat e mundshme më 7 tetor, përvjetorin e sulmit të hamasit ndaj Izraelit, pas çka shpërtheu lufta në Gazë dhe "fuqishëm" i dënoi demonstratat e kohëmëparshme propalestineze në universitetet në Paris.

Në letrën dërguar krerëve të universiteteve dhe kolexheve, ministri i ri francez për arsim të lartë, Patrik Hecl, i paralajmëroi për përgjegjësinë e tyre për ta "mirëmbajtur rendin".

Ai i përkujtoi ata se janë ligjërisht përgjegjës për mirëmbajtjen e rendit dhe sigurisë në institucionet e tyre dhe se duhet t'i shfrytëzojnë autorizimet e tyre për ta parandaluar rrezikun nga trazirat, të vendosin rend dhe t'i mbrojnë patronët dhe personelin.

Ata, gjithashtu, përkujtohen t'u paraqesin organeve gjyqësore ndonjë veprim që mund të paraqesë vepër penale apo kundërvajtje.

Demonstrata propalestineze u mbajtën të martën dhe të enjten para Universitetin Sajns Po në Paris.

protesta u mbajtën edhe dje në hapësirat e Institutit nacional për gjuhë dhe civilizime orientale (INALKO) në Paris, kumtoi Ministria.

Ministri Hecl në kumtesë tha se fuqishëm i dënon ato veprime të cilat janë kundër parimit të neutralitetit dhe sekularitetit të arsimit të lartë si servis publike. ab/

Foto: EPА

QËNDRONI TË LIDHUR