• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria e Zvicrës zyrtarisht e miratoi rinovimin e negociatave me KE-në

Qeveria e Zvicrës zyrtarisht e miratoi rinovimin e negociatave me KE-në

Gjenevë, 8 mars 2024 (MIA) - Qeveria zvicerane (Këshilli federal) sot zyrtarisht e miratoi rinovimin e negociatave të vendit me Komisionin Evropian për lidhjen e marrëveshjes kornizë me të cilën definohen marrëdhëniet ndërmjet Zvicrës dhe BE-së.

"Bisedimet e përfshira në mandatin e miratuar synojnë stabilizimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe të Zvicrës me Bashkimin Evropian", njoftoi Qeveria.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Zvicra njoftoi se aksesi i pakufizuar në tregun evropian ishte pika kryesore e planit të negociatave, i cili do të kishte për detyrë të modernizonte marrëveshjet me tregun e vetëm të BE-së dhe të çonte në marrëveshje sektoriale, duke përfshirë shpërndarjen e energjisë elektrike dhe sigurinë e ushqimit. 

Në vitin 2021, Zvicra dhe Komisioni Evropian njoftuan në një deklaratë të përbashkët se do të rifillojnë negociatat për përfundimin e një marrëveshjeje kornizë. Më 15 dhjetor, qeveria zvicerane miratoi një projekt-mandat negociues për të rënë dakord me parlamentin dhe kantonet. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR