• e enjte, 16 janar 2025

Qeveria e SHBA-së u jep të drejta qytetare mbi 5.000 familjeve nga Amerika Jugore që u ndanë me forcë në kufirin jugor

Qeveria e SHBA-së u jep të drejta qytetare mbi 5.000 familjeve nga Amerika Jugore që u ndanë me forcë në kufirin jugor

Uashington, 17 tetor 2023 (MIA)- Qeveria e SHBA-së ka rënë dakord të kompensojë mijëra familje emigrantësh të cilët në vitin 2017 dhe 2018 u ndanë në kufirin jugor sipas politikës së "tolerancës zero" të administratës së ish presidentit Donald Tramp.

Marrëveshja gjyqësore me Organizatën amerikane për liri qytetare u dërgua mbrëmë në gjykatën federale në San Diego dhe duhet të miratohet nga një gjyqtar.

Gjatë kohës së administratës së Trampit në kufirin amerikano-meksikanë të arritur si emigrantë u ndanë nga fëmijët dhe prindërit ku fëmijët u vendosën në shtëpi kujdesi, ndërsa prindërit u ndoqën penalisht dhe u dëbuan. Fëmija më i vogël i ndarë nga prindërit ishte një foshnje gjashtë muajsh në atë kohë. Administrata e asaj kohe në thelb u detyrua ta ndalonte këtë praktikë.

Kjo është marrëveshja e parë e tillë ndonjëherë dhe sipas saj anëtarëve të më shumë se 5.000 familjeve do t'u jepen të drejtat civile. Ata fillimisht do të intervistohen nga shërbimi i azilit për përvojat e tyre dhe duhet të marrin leje pune dhe subvencione për strehim. Poashtu do të marrin edhe kujdes mjekësor, kryesisht psikologjik.

Sipas marrëveshjes, qeveria amerikane gjithashtu ndalon zyrtarët e emigracionit që të ndjekin politika të pavarura të ndarjes së familjeve të emigrantëve për tetë vitet e ardhshme.

Ashtu siç ka deklaruar me këtë rast, Alehandro Majorkas, ministër për Siguri të Brendshme të SHBA, këto familje janë përballur me shumë trauma.

"Trauma nuk përfundon me ribashkim. Ka një periudhë të gjatë të shërimit të plagëve dhe jemi të detyruar ta bëjmë atë që është e nevojshme për t'i rikthyer këta individë në normalitet, shëndetin e tyre dhe mirëqenien," tha ai. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR