Qeveria e re holandeze u betua para mbretit Vilem Aleksandar
- Më shumë se shtatë muaj pas fitores së populistit radikal të djathtë Gert Vilders në zgjedhjet parlamentare në Holandë, sot u betua qeveria me orientim të djathtë më ekstreme në vend, raportoi DPA.
- Post By Sara Ademi
- 13:45, 2 korrik, 2024
Amsterdam, 2 korrik 2024 (MIA) - Më shumë se shtatë muaj pas fitores së populistit radikal të djathtë Gert Vilders në zgjedhjet parlamentare në Holandë, sot u betua qeveria me orientim të djathtë më ekstreme në vend, raportoi DPA.
Në ceremoninë e sotme në pallatin pranë Hagës, ministrat dhe sekretarët shtetëror u betuan para mbretit Vilem Aleksandar.
Koalicioni nga katër parti politike në masë të madhe është kontrolluar nga Vilders, edhe pse ai nuk është anëtar i Qeverisë.
Tani kryeministër është ish shefi i shërbimit sekret dhe agjencisë për luftë kundër terrorizmit, Dik Shof, i cili nuk është i lidhur me asnjë parti. Paraardhësi i tij, kryeministri shumëvjeçar Mark Rute, do ta marrë funksionin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s në tetor.
Shumica e anëtarëve të kabinetit, si 67-vjeçari Shof, kanë pak ose aspak përvojë në menaxhim. Kjo është një tjetër arsye pse aleanca e re konsiderohet potencialisht e paqëndrueshme, thekson DPA.
Vetëm Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (NPSD) e djathtë-liberale e Rutes mund të kërkojë përvojën praktike të pjesëmarrjes së saj shumëvjeçare në menaxhimin e koalicioneve të ndryshme.
Përveç PS, kabineti përfshin partinë e qendrës së djathtë "Kontrata e Re Sociale" (NSD) dhe Lëvizja populiste e Fermerëve-Qytetarëve (FGD), e cila u shfaq si rezultat i protestave masive të fermerëve në vitet e fundit.
Marrëveshja zyrtare për krijimin e koalicionit të ri, e titulluar "Shpresë, Guxim dhe Krenari", prezanton masa të ashpra për azilkërkuesit, shfuqizon bashkimin familjar të refugjatëve dhe kërkon të reduktojë numrin e studentëve të huaj në vend.
Për herë të parë pas 14-të viteve, Holanda u bë me kryeministër të ri. sa/