• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria e re e Ficos fitoi votëbesimin e obligueshëm

Qeveria e re e Ficos fitoi votëbesimin e obligueshëm

Bratisllavë, 21 nëntor 2023 (MIA) - Qeveria e re e Sllovakisë, e udhëhiqur nga kryeministri Robert Fico, e cila e ka ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën, fitoi votëbesimin e obligueshëm në parlament, njoftoi BTA.

Nga 143 deputetë të pranishëm në Parlamentin 150-anëtarësh, 78 votuan për koalicionin tripartiak qeveritar, e cila e dha betimin më 25 tetor.

Fico u kthye në pushtet dhe e ka ndërmarrë postin e kryeministrit për të katërtën herë, pas partia e tij "Smer" fitoi në zgjedhjet parlametare në Sllovaki më 30 shtator, me një platformë proruse dhe antiamerikane.

Fico formoi shumicë parlamentare me nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit me partitë Glas dhe Partinë kombëtare sllovake. 

Sllovakia, vend me 5,5 milionë banorë, e cila e ndan kufirin me Ukrainën, ka qenë mbështetës i fuqisëm i Kievit që nga pushtimi rus shkurtin e kaluar, duke dhuruar armë dhe duke hapur kufijtë e saj për refugjatët që ikin nga lufta. Fico ndërpreu ndihmën ushtarake. Ai gjithashtu kundërshton sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe dëshiron të pengojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO, raporton agjencia bullgare.  

Fico premtoi politikë të jashtme "sovrane", mbajti qëndrim të fortë ndaj migracionit dhe organizatave joqeveritare dhe ka zhvilluar fushatë kundër të drejtave të komunitetit LGBT+. si/bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR