• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria e Nepalit kërkon nga Rusia të ndalojë rekrutimin e gurkëve në ushtrinë e saj

Qeveria e Nepalit kërkon nga Rusia të ndalojë rekrutimin e gurkëve në ushtrinë e saj

Katmandu, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Nepali kërkon nga Moska të ndalojë të rekrutojë qytetarë nepalez, që do të thotë menjëherë t'i kthejë gjithë ushtarët  që i ka angazhuar. 

Kombi i vogël i Himalajeve kanë marrë këtë vendim që kur ishte zbuluar se në vijën e frontit ishin vrarë gjashtë ushtarë nepalez të cilët kanë shërbyer në armatën ruse.

"Qeveria e Nepalit kërkon nga Qeveria ruse menjëherë t'i kthejë trupat e tyre dhe të paguaj dëmin për familjet e tyre", ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Nepalit.

Në vazhdim janë përpjekjet diplomatike për lirimin e shtetasve të Nepalit të cilët kanë shërbyer në armatën ruse dhe ishin robëruar në Ukrainë.

Ambasadori i Nepalit në Moskë, Milan Raxh Tuladar kumtoi se nga 150 deri 200 nepalez janë angazhuar si të punësuar në armatën ruse.

Ushtarët nepalez të njohur si Gurkë janë të njohur për guximin e tyre dhe aftësitë e tyre luftarake. Ata i kanë shërbyer dhe armatës britanike dhe indiane pas pavarësisë së Indisë në vitin 1947, sipas një marrëveshjeje midis tre vendeve.

Nepali pohon se nuk ka marrëveshje me Rusinë, transmeton Skaj Njuz. rq/

Foto: X

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR