• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Qeveria e Kosovës ndirçohet me ngjyrat e flamurit ukrainas

Qeveria e Kosovës ndirçohet me ngjyrat e flamurit ukrainas

Prishtinë, 22 shkurt 2022 (MIA) – Objekti i Qeverisë së Kosovës sonte u ndriçua në ngjyrat flamurit të Ukrainës, në shenjë mbështetjeje për këtë shtet në konfliktin aktual me Rusinë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në faqen e tij në Tuiter publikoi fotografi të ndërtesës së Qeverisë të ndriçuar me ngjyrat e Ukrainës, duke porositur se Kosova solidarizohet me shtetin një pjesë e së cilit është okupuar nga Rusia.

"Sado të errëta të jenë kohët e sado e vështirë të jetë lufta, historia favorizon të drejtët. Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne ndriçuam ndërtesën e qeverisë për të treguar solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës", ka shkruar Kurti Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku u diskutua për krizën në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës, Kurti deklaroi se Kosova, edhe në këtë situatë ,,si edhe çdoherë do të jetë në anën e Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe NATO-s”.

Edhe Ministria kosovare e Punëve të Jashtme sot doli me kumtesë, në të cilën e akuzoi presidentin rus, Vlladimir Putin se “edhe njëherë po hapë luftë kundër një demokracie paqedashëse”.

Partia më e madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës, Partia demokratike e Kosovës, kërkoi sot nga kryeministri Kurti ta thirr Këshillin për siguri kombëtare për shkak të situatës në Ukrainë dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë nëse atë e bëjnë BE-ja dhe SHBA-ja. ia/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR