• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria e Hamasit bëri të ditur se në Rripin e Gazës deri tani janë vrarë 11.240 palestinezë

Qeveria e Hamasit bëri të ditur se në Rripin e Gazës deri tani janë vrarë 11.240 palestinezë

 Gazë, 13 nëntor 2023 (MIA)  -  Qeveria e Hamasit sonte bëri të ditur se 11.240 palestinezë janë vrarë në bombardimet izraelite në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Mes të vdekurve ka 4.360 fëmijë dhe 3.130 gra, ndërsa 29.000 njerëz janë plagosur.

 Ministria e Shëndetësisë në Gazë bëri të ditur se dhjetëra trupa ndodhen në rrugët e Rripit dhe se është e pamundur të numërohen "sepse ushtria izraelite synon në automjetet e ndihmës së shpejtë dhe ata që përpiqen t'u afrohen".

 Në Izrael sulmet e Hamasit ekstremist islamik në ditën e parë kur filloi lufta humbën jetën më shumë se 1.200 njerëz, ndërsa rreth 240 pengje u dërguan në Rripin e Gazës.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR